Policia e Elbasanit ka kryer dje kontrolle me makinën inteligjente, ku janë ndaluar shumë drejtues mjetesh, të cilëve u është hequr patenta.
Korrespondenti i MCN raporton se një pikë është ngritur në aksin Elbasan-Metalurgji.
Makina ka ardhur në Elbasan rreth orës 19:30 dhe ka qëndruar deri në orën 01:00, duke u vendosur në pika të ndryshme hyrëse dhe dalëse të qytetit.



