Po transportonin 23 emigrantë të paligjshëm me furgon, në pranga dy persona

Po transportonin 23 emigrantë të paligjshëm me furgon, në pranga dy persona

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona pasi po transportonin 23 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Bëhet me dije se në prangat e policisë kanë rënë B. T., 52 vjeç, banues në Lushnje dhe K. Sh., 44 vjeçe, banues në Durrës.

Mësohet se në hyrje të qytetit Tepelenë, Policia ndaloi furgonin me 23 emigrantë brenda.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 2 aparate celulare.

Njoftimi i policisë: DVP Gjirokastër

Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.  

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Road Guard 32".

Transportonin 23 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Road Guard 32", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit B. T., 52 vjeç, banues në Lushnje dhe K. Sh., 44 vjeçe, banues në Durrës.

Në hyrje të qytetit Tepelenë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin furgon me drejtues shtetasin B. T. dhe pasagjere shtetasen K. Sh., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin me këtë furgon, 23 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.     

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 2 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve", e kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy