Shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Turqia dhe Azerbajxhani, arrestohen dy persona në Tiranë 

Shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Turqia dhe Azerbajxhani, arrestohen dy persona në Tiranë 

Një 31-vjeçar me inicialet S.B. dhe një 27-vjeçare me inicialet M.H. nga Turqia u arrestuan nga Policia e Tiranës pasi shfrytëzonin dy shtetase të huaja për prostitucion.

Bëhet fjalë për një shtetase nga Turqia dhe një shtetase nga Azerbajxhani, të cilat e ushtronin prostitucionin në një apartament në Rrugën e Barrikadave, të cilat janë proceduar.  

NJOFTIMI

Shfrytëzonin 2 shtetase të huaja, për prostitucion, kapen dhe vihen në pranga një 31-vjeçar dhe një 27-vjeçare (shtetas turq).  Procedohen penalisht 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.  Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 3 celularë.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të prostitucionit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Foreigners”.     

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit turq M. H. dhe S. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Turqia dhe një shtetase nga Azerbajxhani, të cilat e ushtronin prostitucionin në një apartament në Rrugën e Barrikadave.  

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan shtetasja M. H., 27 vjeçe dhe shtetasi S. B., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.    Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.   

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2500 euro dhe 200 dollarë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy