
Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës, i dyshuar për përndjekjen dhe kanosjen e ish-të dashurës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. P., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur me mjet prerës ish-të dashurën e tij.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë për ndjekje të mëtejshme.



