Policia Rrugore e Elbasanit që në orët e para të mëngjesit ka zbarkuar në terren për evidentimin e drejtuesve nën efektin e alkoolit, mungesë dokumentacioni, tejkalim shpejtësie.
Policia Rrugore ka ngritur postbllok në hyrje të Elbasanit në aksin Elbasan-Metalurgji, për sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve në drejtim të respektimit të rregullave të qarkullimit dhe për disiplinimin e qarkullimit sidomos në segmentet me fluks të madh.
Ngritja e postblloqeve të policisë rrugore edhe për evidentimin e mjeteve të shpallura “Alert” dhe atyre që kanë gjoba të pashlyera, taksa të papaguara dhe që qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik.
Kontrollet po kryhen jo vetëm në akset e rrugëve kombëtare dhe në akset e rrugëve rurale.



