
Gazetari Artan Hoxha për lënien në burg të Fredi Belerit nga Gjykata e Posaçme e Apelit, thotë se deri sa të ketë një vendim të formës së prerë, nuk pengohet dot për të bërë betimin.
Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se çështja “Beleri” është çështje politike dhe çështje penale.
Vetëm fakti që Greqia është investuar kaq shumë e ka çuar çështjen në Parlamentin Europian, Këshillin e Europës dhe Bashkimi Euriopian si rrallë herë se ia ka futur ndonjë shpullë Shqipërisë, kësaj radhe ka thënë se vendimi i takon gjykatës.
Zoti Beleri e ka fituar mandatin ky vendim është certifikuar nga KQZ dhe nuk po e ushtron detyrën se nuk po lejohet të bëjë betimin.
Dëshmia e penalitetit, ne të gjithë këtu e dimë se si merret. Dënimi i Belerit është parashkruar, është dënuar, ka shkruar në Gjykatën e Strasburgut, është parashkruar ai dënim, dëshmia e penalitetit del e pastër.
Në pesë vitet e fundit nuk je dënuar, del i pastër. Kjo ka ndodhur. Nëse dëshmia e penalitetit është falsifikuar, do dalë.
Për herë të parë si Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian, të gjithë këto instrumente ku Greqia ka rol, ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme dhe është hera e parë që Shqipëria po merr një vendim në favor të saj.
Edhe institucionet e BE po e trajtojnë si çështje gjyqësore.
Hera e parë që të shkosh në KiE dhe PE dhe të kthehesh mbrapsht, duke u rrëzuar rezultat, kjo është një çështje mirëfilli shqiptare.
Beleri është aty si shtetas shqiptar, edhe pse ka shtetësi greke. Beleri nuk është një shtetas minoritar si gjithë të tjerët, por tek ai është investuar shumë nga Greqia.
U zgjodh me votat e Partisë Demokratike dhe LSI. Nëse ka shkelje dhe ka shkelje, ne duhet ta shikojmë si shtetas të Republikës së Shqipërisë.



