
Autoritetet e drejtësisë gjermane kanë dënuar të mërkurën me burg të përjetshëm, dy shtetas shqiptarë të akuzuar për vrasje. Trupi gjykues është shprehur gjatë shqyrtimit të dosjes se është provuar që të pandehurit 32 vjeç dhe 36 vjeç, ishin të përfshirë në krim.
Megjithatë, mediat gjermane shkruajnë se në proces nuk u arrit të sqarohej se kush kishte shkrepur aarmën. Të dy të dënuarit kanë kombësi shqiptare edhe viktima po ashtu shqiptar.
Përveç dënimit me burgim të përjetshëm, prokuroria paraprakisht kishte kërkuar edhe përcaktimin e peshës së veçantë të fajit. Ajo kishte folur në aktakuzën e saj për një “ekzekutim publik”. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirim për të dy të pandehurit.
Ndërkohë, ngjarja në fjalë, ka ndodhur në janar të vitit 2017 dhe shkak kishte gjakmarrjen mes tyre.



