
Vijojnë kontrollet e policisë në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve dhe motomjeteve që shkelin rregullat e Kodit Rrugor dhe bëhen rrezik për aksidente.
Si rezultat i këtyre kontrolleve katër persona në qytetin e Beratit katër persona kanë përfunduar në pranga pasi drejtonin mjetin e tyre pa leje drejtimi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë shtetasit S. L., 36 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, H. M., 56 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, Ç. K., 49 vjeç, banues në Dimal dhe S. D., 41 vjeç, banues në Berat, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".



