Shoferi i cili mbeti i bllokuar në autobot pas aksidentit në aksin Lushnjë-Berat, ka ndërruar jetë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, Petro Piti, humbi jetën edhe pse qytetarët dhanë ndihmë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit.
Në njoftimin e saj policia e Fierit, bën të ditur se rreth orës 18:30, në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure me drejtues shtetasin P. P., është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin A. T.
Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin A. T., në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



