
Policia e Tiranës njofton arrestimin e drejtuesit të motorit i cili mëngjesin e së dielës u përplas me autobusin e linjës së Unazës. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



