Përndoqën ish të dashurat, arrestohen dy persona në Tiranë

Përndoqën ish të dashurat, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi kanë përndjekur në mënyrë të përsëritur ish-të dashurat e tyre.

Në prangat e policisë kanë rënë R. I., 27 vjeç dhe R. A., E. Sh., 34 vjeç.

Njoftimi: Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. I., 27 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në mënyrë të përsëritur, ka përndjekur ish-të fejuarën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur, ka përndjekur ish-të dashurën e tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin R. A., 39 vjeç, banues në Dibër, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy