Një breshëri të shtënash janë dëgjuar gjatë natës në Paskuqan.
Shënjestër e të shtënave, autori i të cilave nuk dihet ende, ka qenë një servis në këtë zonë.
Burime të policisë i kanë thënë BW se është qëlluar në drejtim të biznesit të shtetasit L.T., 32 vjeç.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 3 bërthama dhe 6 veshje predhash.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



