Reshje shiu e dëbore në disa akse rrugore/ ARRSH: Të përdoren zinxhirë dhe goma dimërore

Reshje shiu e dëbore në disa akse rrugore/ ARRSH: Të përdoren zinxhirë dhe goma dimërore

Autoritetet Rrugore kanë njoftuar sot se ka pasur reshje shiu dhe dëbore në disa akse rrugore, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Ata kanë bërë thirrje për respektimin e sinjalistikës rrugorë duke reduktuar shpejtësinë, pajisjen me zinxhirë dhe goma dimërore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Bëhet fjalë për rrugën Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik dhe Bajram Curri-Valbonë.

Reshje ka pasur dhe në akset Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Tamarë-Vermosh dhe Dedaj-Razëm, Bogë-Theth, Kuben-Vasije, si dhe në Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin.

Përmes postimit në rrjete sociale njoftohet se kontraktorët janë në terren me mjete borëpastruese, për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy