Arrestohet 25-vjeçari që u plagos në Durrës, gjatë kontrollit në banesë iu gjet armë dhe municion luftarak

Arrestohet 25-vjeçari që u plagos në Durrës, gjatë kontrollit në banesë iu gjet armë dhe municion luftarak

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen numër 4, ku mbeti i plagosur një person. Në pranga është vënë 25-vjeçari i përfshirë në konflikt, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak. Ndërsa vijon në kërkim autori i dyshuar i plagosjes së tij.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4, Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua në flagrancë (në ambientet e spitalit), shtetasi Arbër Tivari, 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Alket Buçpapaj, 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale ‘Armëmbajtja pa leje’”, njoftoi policia.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr. 4, Durrës, pas një konflikti fizik të çastit dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, shtetasi Alket Buçpapaj ka plagosur me armë zjarri në krah, shtetasin Arbër Tivari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Arbër Tivari, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë të ftohtë (thikë), një kapuç në ngjyrë të zezë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasit Alket Buçpapaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit Alket Buçpapaj, si dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve në banesë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit Arbër Tivari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy