Vrasja e Enver Hadrit në vitin 1990/ Tre serbë dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e tij në Bruksel

Vrasja e Enver Hadrit në vitin 1990/ Tre serbë dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e tij në Bruksel

Gjykata Penale e Brukselit ka dënuar me burgim të përjetshëm tre autorët e vrasjes së veprimtarit të shquar shqiptar, Enver Hadri, raporton media belge lavenir.net.

Veselin Vukotiç dhe Andrija Draskoviç u shpallën fajtorë për vrasjen e Hadrit, ndërsa Bozhidar Spaciq u shpall fajtor për dhënien e urdhrit për vrasje.

Drupal Ad

Enver Hadri, 49 vjeç, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, u vra në veturën e tij ndërsa ishte ndalur në semaforin e kuq në Saint-Gilles më 25 shkurt 1990.

Për të njëjtit dënimi me burgim të përjetshëm ishte marrë në vitin 2016, megjithatë vendimi ishte apeluar.

Gjyqtarët profesionistë dhe të 12 juristët nuk kanë dhënë asnjë rrethanë lehtësuese për tre të dënuarit, duke i dënuar të gjithë me burgim të përjetshëm, dënimin maksimal.

Hetimi, i cili zgjati disa vite, arriti në përfundimin se ishte një atentat politik, i urdhëruar nga shërbimet inteligjente të ish-Jugosllavisë, me ndihmën logjistike të botës së krimit të Beogradit.

Enver Hadri, ishte një nacionalist dhe aktivist etnik shqiptar nga Kosova që ishte larguar për në Belgjikë në vitin 1972.

Fillimisht ishte aktiv në Rezistencën Kombëtare të Shqiptarëve të Kosovës dhe më vonë themeloi Komitetin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë.

Hadri u vra disa ditë para se të paraqiste një raport të detajuar të vdekjeve të dhjetëra shqiptarëve etnikë në duart e policisë jugosllave në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në New York.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy