Dy shqiptarë janë kapur në Padova të Italias. Mësohet se ata janë kapur me gjysmë kilogramë drogë të fshehur në makinën e tyre.
Drogën e kishin fshehur në airbag-un e makinës brenda një qeseje. Gjatë momentit kur policia po i kontrollonte, dy shqiptarët u nervozuan dhe madje njëri tentoj që të largohej.
Por sasinë më të madhe të drogës dy shqiptarët e kishin fshehur në shtëpi.
Pas kontrollit në banesën e tyre, ju gjetën edhe 15 kg të tjera lëndë narkotike; mbi 5kg kokainë dhe hashash. Madje në banesë ju gjet edhe një armë.



