Shpërthen lëndë plasëse në një lokal në Tiranë

Shpërthen lëndë plasëse në një lokal në Tiranë

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar mëngjesin e sotëm në një lokal në Tiranë.

Më datë 05.10.2023, rreth orës 10:10, është marrë njoftim se në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në vetratën e lokalit të shtetases Sh. Gj. dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy