Policia aksion kundër kanabisit në Kurbin, zbulohen 2 parcela “me bar”

Policia aksion kundër kanabisit në Kurbin, zbulohen 2 parcela “me bar”

Gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Loading”, janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, për dy shtetas që kishin kultivuar bimë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Loading”. 

Si rezultat i këtij operacioni janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:

Në Fushë Milot, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 59 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotikë cannabis sativa të kultivuara, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. K., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Në një sipërfaqe toke në fshatin Shullaz, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, si dhe një armë zjarri automatik me një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale, shtetasi K. M., 50 vjeç, banues në Shullaz, Kurbin, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak". Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy