I hoqi lirinë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje, në pranga 33-vjeçari

I hoqi lirinë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje, në pranga 33-vjeçari

Një 33-vjeçar u arrestua nga policia pasi i hoqi lirinë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, që ishte me urdhër mbrojtje.

Mësohet se shtetasi A. Sh., 33 vjeç, mori me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, e dërgoi në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.

 

NJOFTIMI

I hoqi lirinë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se një shtetas kishte marrë me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj i punës, e kishte çuar atë në një lokal, pa dëshirën e saj, dhe më pas e kishte dhunuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- A. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".

Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën "Qazim Vathi", e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy