Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në automjetin e tij policia gjeti 3000 fara të dyshuara narkotike kanabis sativa, 4 maska që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.
Shërbimet e policisë kishin informacione për një shtetas që transportonte fara kanabisi me automjet. Menjëherë u organizua puna për identifikimin dhe kapjen e tij.
Forcat ‘Shqiponja’ së bashku me shërbimet e komisariatit të Krujës finalizuan operacionin ‘Seeds’, pjesë e megaoperacioneve mbarëkombëtare ‘Tempulli 2’ dhe ‘Sundimi i ligjit’.
Si rezultat u arrestua Gent Dedej, 26 vjeç banues në Krujë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



