Kreu grabitje në një klinikë dentare, në pranga 16-vjeçari

Kreu grabitje në një klinikë dentare, në pranga 16-vjeçari

Një 16-vjeçar ra në prangat e policisë në Librazhd, pasi dyshohet se vodhi disa bizhuteri floriri në një klinikë dentare. Dy persona të tjerë u arrestuan për drejtim motomjeti pa darga dhe drejtim i automjetit në gjendje të dehur.

 

NJOFTIMI

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 16 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale "Vjedhja", pasi dyshohet se ka vjedhur në një klinikë dentare në pronësi të shtetases A. Gj., disa bizhuteri floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", shtetasit:

-F. D., 28 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motor pa targa dhe pa dokumentacion;

-L. Ç., 62 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy