Dhunohej fizikisht nga bashkëshorti, e reja nga Korça tenton vetëvrasjen

Dhunohej fizikisht nga bashkëshorti, e reja nga Korça tenton vetëvrasjen

Zbardhet nga policia ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq të Korçës, ku një 22-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës së saj duke u vetëplagosur me thikë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Orman, Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit E. R., 34 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. R., 22 vjeçe, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy