
Debate janë zhvilluar sot në paradhomën e mbledhjes së Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
9 avokatët që s’iu bindën vendimit të Dhomës së Avokatisë u thirrën për masë disiplinore. MCN TV mëson se avokatët shpërthyen në akuza kundër vendimit për bojkot.
Gjatë debatit, njëra prej avokateve shprehet: “Më ke pyetur mua për bojkot ti?! Atëherë përse më ke sjellë këtu kur s’jam subjekt? Unë jam në punën time për të mbajtur familjen gjallë. Pse kam shkuar kam bërë krim!”
Ndërkaq pala tjetër përpiqet ta qetësojë duke i thënë: Jo nuk ke bërë krim, por ke shkelur ligjet”.
Kujtojmë që prej javës Dhoma Kombëtare e Avokatisë bojkotoi seancat dhe më vonë edhe masat e sigurimit, si formë proteste kundër hartës së re gjyqësore. Sot në orën 14:30 Komisioni i Disiplinës pranë Dhomës së Avokatisë u mblodh për të vendosur masat disiplinore kundër avokatëve “të pabindur”. Ndërkaq nesër është paralajmëruar një protestë përpara KLGJ-së.



