Policia e Vlorës ka ndaluar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve nga policia, në pranga është vënë shtetasi L. M., punonjës policie pranë repartit DELTA Force.
Momentin e ndalimit, ai ka dëshmuar përballë kolegëve të tij se ka qëlluar për vetëmbrojtje ndaj 24-vjeçarit J. Todi. Ky i fundit po lëvizte me makinën tip “Benz ML”.
Sipas efektivit të policisë, ka qenë 24-vjeçari ai që ka qëlluar i pari e që më pas ka detyruar atë të reagojë për vetëmbrojtje.
Shtetasi L. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, aty ku do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.



