E zë poshtë makineria, vdes magazinieri në minierën e Spaçit

E zë poshtë makineria, vdes magazinieri në minierën e Spaçit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mirditë. Mësohet se një punonëtor ka humbur jetën në minierën e Spaçit.

Viktima është Anton Prenga, 47 vjeç, banues në Fan-Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë.

Nga të dhëna e para 47-vjeçarin e ka zënë poshtë një makineri (presë metalike) dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy