Ministrat Peleshi e Ekonomi në zonat e përmbytura në Durrës: FA në terren, por duhen nxjerrë mësime

Ministrat Peleshi e Ekonomi në zonat e përmbytura në Durrës: FA në terren, por duhen nxjerrë mësime

Për të parë situatën nga afër me përmbytjet nga Lumi Erzen ku shumë shtëpi mbeten nën ujë në njësinë administrative Katund i Ri në bashkinë e Durrësit, ishte sot ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako.

Ministri Peleshi bisedoi me banorët për situatën e krijuar dhe përgjegjësitë që duhet të marrë gjithësecili që këto ngjarje të mos përsëriten më. Poashtu ai takoi edhe efektivët e Forcave të Armatosura, të cilët prej tre ditësh kanë ndihmuar në evakuimin e disa familjeve dhe transportin e tyre.

Ministri i Mbrojtjes konstatoi përmirësimin e situatës, siguroi gatishmërinë e FA dhe vuri theksin te mësimet që duhen nxjerrë me qëllim që reshjet e dendura dhe dalja nga shtrati i lumit Erzen të kenë sa më pak pasoja.

 “Le të themi e kemi kaluar pikun, situata sot është duke u përmirësuar, reshjet kanë mbaruar, uji po tërhiqet por ka ende familje nën ujë. Unë dua të falenderoj forcat tona të ushtrisë që kanë qenë në gatishmëri që ditën e parë, kanë evakuuar disa familje që janë strehuar në Konvalishencë, një pjesë tjetër te familjarët e tyre, një pjesë që nuk kanë pranuar të dalin, por që nuk kanë qenë në rrezik sepse kur ka rrezik pranon apo nuk pranon familja evakuimi është i detyruar. Do vazhdojmë të jemi këtu në gatishmëri ndonëse pritet që dy ditët në vazhdim pritet të ketë mot të mirë”, tha ministri.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi kërkoi bashkëpunim nga banorët e zonës për të liruar dhe zhbllokuar kanalet e niveleve të treta.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako falënderoi Forcat e Armatosura për angazhimin në terren dhe njoftoi se me përmirësimin e situatës do të nisë edhe vlerësimi i dëmeve.

Gjatë ditëve të fundit, Forcat e Armatosura kanë evakuuar disa familje në Katundin e Ri, një pjesë prej të cilave janë strehuar në Konvaleshencën e Durrësit. Në Shkodër vijon prej tre javësh transporti i banorëve të Obotit, ndërkohë që ditën e djeshme janë evakuuar edhe disa krerë bagëti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy