Abuzimi me tenderin e komisariateve/ SPAK jep pretencën për 15 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

Abuzimi me tenderin e komisariateve/ SPAK jep pretencën për 15 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për 15 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të akuzuar për abuzim me tenderin “studim-projektim i disa objekteve të policisë”, që përfshinte supervizimin e 4 komisariateve në Vlorë, Tiranë (nr. 4), Pogradec dhe Mirditë, me një vlerë prej rreth 555 mijë euro. 

 

SPAK pretendon se tenderi u manipulua për të favorizuar njërën prej kompanive, duke shkelur procedurat ligjore. 

 

Prokurorja Dorina Bejko ka kërkuar dënimin me 9 muaj burg për Denisa Skënderajn, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet 1/3 dhe zbret në 6 muaj burgim. 

 

Në pretencë SPAK kërkon të pezullohet dënimi duke e vendosur të pendehurën në shërbim prove për 1 vit. 

 

E njëjta pretencë u dha edhe për të pandehurat: Lira Kolari; Lindita Mukaj; Silva Dauti (Kushi;) Grida Isufi; Jonarda Çurku;Julia Hysa (Done); Elora Kokalari dhe  Aida Shehi.

 

Për burrat, nuk aplikohet i njëjti lehtësim sipas nenit 59 të Kodit Penal. 

 

Të pandehurit meshkuj dhe dënimet e tyre janë: 

 

Blendi Kova – 6 muaj burg 

 

Deni Klosi – 6 muaj burg 

 

Ferdinand Tarazhi – 6 muaj burg 

 

Emiljano Mehmeti – 6 muaj burg 

 

Klejdi Meço – 6 muaj burg 

 

Erand Robaçi – 6 muaj burg 

 

 

Të gjithë 15 të pandehurit do të humbin gjithashtu të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Në këtë çështje, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, do të gjykohet me procedurë të zakonshme, ndërsa është marrë në pyetje edhe ish-ministri Sandër Lleshaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy