Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë i vogël ka pësuar dëmtime serioze nga kafshimi i një qeni.
Mësohet se qeni ka sulmuar dhe kafshuar një fëmijë rreth 4 vjeç, në zonën e Lungomares.
Si pasojë e kafshimit, i mituri ka marrë plagë të rënda në kokë.
Pas ngjarjes, qeni është lidhur nga punonjës të policisë.



