Përplasen dy makina në lëvizje në Lezhë

Përplasen dy makina në lëvizje në Lezhë

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e së premtes në Lezhë. Fillimisht, ngjarja u njoftua se ishin dëgjuar të shtëna armësh në zonë, ndërsa në njoftimin zyrtar Policia bën të ditur se është aksident me dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë Ishull Lezhës. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit pretendohet se në aksin rrugor Tiranë-Lezhë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje, ju sqarojmë se:

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Tiranë-Lezhë, në Ishull Lezhë, janë aksidentuar automjeti tip “Audi A6” me drejtues shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Lezhë me automjetin tip “Audi Q5" me drejtues shtetasin K. Gj., 24 vjeç, banues në Lezhë, me pasoja vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative për trajtimin e ngjarjes rrugore si aksident me dëme materiale.

Të dy drejtuesit e automjeteve, së bashku me pasagjerët në këto automjete, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy