
Pas ekstradimit nga Gjermania, Genc Tafili do të vuajë dënimin në burgun e Fierit. Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve i thanë MCN TV se Tafili është dërguar në burgun e sigurisë së zakonshme në Fier, menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri. Genc Tafili është dënuar për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2000, pas një shkëmbimi zjarri mes kryepolicit dhe dy vëllezërve Admir e Genc Tafili.
Pas ngjarjes, Tafili u dënua me 25 vite burg, por kur kishte kryer 17 prej tyre, u lirua nga gjyqtarja e Krujës në atë kohë, Enkelejda Hoxha.
Gjykata e Apelit e hodhi poshtë vendimin e gjyqtares Hoxha duke vendosur rikthimin në burg të Tafilit, por ndërkohë ai ishte larguar drejt Gjermanisë.



