Arrestohet ish-pjesëtari i MUP-it serb, i dyshuar për pengmarrjen e Vukashinoviçit në Kosovë

Arrestohet ish-pjesëtari i MUP-it serb, i dyshuar për pengmarrjen e Vukashinoviçit në Kosovë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka arrestuar të shtunën në Leshak të Komunës së Leposaviqit një ish-pjesëtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP).

Sipas ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ekzistojnë dyshime të bazuara se i arrestuari ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe pengmarrjen e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviç.

 Ky i fundit u plagos rëndë gjatë ngjarjes dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi.

V.M. dyshohet se ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës dhe ushtrisë së Serbisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë serbe, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.

Më 1 nëntor të këtij viti, shtetasi i Kosovës, Milan Vukashinoviç, u mor brenda territorit të Kosovës nga strukturat e sigurisë së Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy