Pas arratisjes së 3 të burgosurve shqiptarë në Tesi Basho të dënuar për krime të rënda,14 persona janë vënë nën hetim nga drejtësia italiane.
Ilir Pere i dënuar me 25 vjet burg për tentativë vrasje, e Mikel Hasanbelli i dënuar deri më vitin 2020 për zhvatje e shfrytëzim prostitucioni, u arratisën natën e 27 tetorit e deri më tani 3 të burgosurit shqiptarë janë ende në kërkim nga autoritetet italiane.
Ndër 14 personat e vënë nën hetim janë dhe Drejtori i burgut të Rebibias, Komandanti i repartit të rojeve të burgut si dhe Kreu i Zyrës së Mbikqyrjes rajonale të të burgosurve, të akuzuar se me pakujdesitë e tyre kanë provokuar këtë arratisje.
Nën hetim janë vënë dhe 11 punonjës të policisë së burgjeve për dhunim e shkelje të rregullave të punës.



