34-vjeçari Kol Manaj plagosi sot me armë zjarri bashkëjetuesen Anila Prendushi, 44 vjeç, dhe më pas vrau veten.
Gazetarja Bendis Druni dha të të tjera detaje mbi ngjarjen në një raportim në edicionin e lajmeve në MCN TV.
Ajo bën me dije se çifti kishte 5 vite që bashkëjetonin dhe marrëdhënia e tyre konsiderohej si normale nga miqtë.
“E plagosura ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rënduar shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në automjetin tip Tiguan, që ishte edhe vendi ku punonte Anila. Anila është edukatore, me statusin e divorcuar dhe ka tre fëmijë. Kishte 5 vite që bashkëjetonte me Kol Manajn, 34-vjeçari që ka humbur jetën.
Takuam një mikeshë të Anilën, që tha se kishin 5 vite që bashkëjetonin dhe kishin një marrëdhënie normale. Kjo ngjarje i ka tronditur shumë edhe banorët e lagjes, ku Anila punonte si edukatore. Mikesha e Anilës thotë që çifti kishte debate brenda normales, jo debate të shpeshta, dhe kishin një marrëdhënie të mirë në përgjithësi. Në vendngjarje mbërriti edhe një nga tre djemtë e Anilës, që ishte me lot në sy. Përveç djalit ka ardhur edhe ish-bashkëshorti”.



