Shfrytëzonin seksualisht 13-vjeçaren në Sarandë, 'arrest me burg' për policin dhe tutorin

Shfrytëzonin seksualisht 13-vjeçaren në Sarandë, 'arrest me burg' për policin dhe tutorin

Gjykata ka lënë në burg dy të dyshuarit për shfrytëzimin seksual të një 13-vjeçareje. Nën masa të rrepta sigurie është marrë në Gjykatën e Sarandës masa për Petraq Rakon, oficer policie, 63 vjeç banues në Murs të Konispolit dhe Stefan Koloi, 62 vjeç banues në Xarrë.

Për të dy është vendosur “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve. Ata akuzohet për “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Sarandë, ku Stefan Koloi 62-vjeç kishte përshtatur lokalin e tij si vend për shfrytëzim prostitucioni. Ndërkohë, kryeinspektori 60 vjeç ishte klient i 13-vjeçares.

Arrestimi i tyre u bë nga SHÇBA pas një hetimi një mujor, pas një denocimi që kishte mbërritur në Policinë e Sarandës.

Petraq Rako, oficer i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, rezulton i arrestuar në 2007 për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” por është shpallur i pafajshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy