“Më vodhën makinën”, policia zbulon të vërtetën pas denoncimit të lushnjarit

“Më vodhën makinën”, policia zbulon të vërtetën pas denoncimit të lushnjarit

Një 56-vjeçar banues në fshatin Bishqethem të Lushnjës është arrestuar për kallëzim të rremë.

Adrijan Shtembari kishte bërë kallëzim të rremë në Komisariatin e Policisë Lushnje, për vjedhjen e mjetit tip “Benz” me targa  BS 350 SD, me pretendimin se e kishte lënë të parkuar në oborrin e banesës së tij dhe ia kishin vjedhur.

Por nga verifikimet e policisë u konstatua se mjetin në fjalë, shtetasi Adrijan Shtembari e kishte shitur, por bëri kallzim të rremë në polici për të marrë një vërtetim për humbje mjeti me qëllim çregjistrimin e automjetit në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kallëzimi i rremë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy