Një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve ka humbur jetën sot në një aksident të ndodhur në autostradës Tiranë-Durrës.
Nga të dhënat e para raportohet për një këmbësor, i cili është goditur për vdekje nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Kasharit. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit tip "Mercedes Benz", shtetasi I. N., ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit eshte shoqeruar ne ambjentet e policise per veprime te metejshme. Po kryhen veprimet për identifikimin e këtij e viktimës si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



