Durrës / Gjykata vendos arrest shtëpie për ndërtuesin durrsak të pallatit 21 katësh

Durrës / Gjykata vendos arrest shtëpie për ndërtuesin durrsak të pallatit 21 katësh

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për ndërtuesin durrsak Enver Shaba.

Masa u dha në vijim të hetimit që ka nisur Prokuroria e Durrësit pas shembies së tre kateve të ndërtesës në pronësi të tij, në zonën e rërës, në plazhin e Golemit.

Prokuroria e Durrësit thotë se “nisi menjëherë hetimet, kur mori informacion se në datë  17 shkurt ishin rrëzuar katet e sipërme të ndërtesës 21 katëshe.

Fillimisht, në kuadër të hetimeve të nisura për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “ndërtimit të paligjshëm”, Prokuroria e Durrësit vendosi nën sekuestro pallatin dhe vijoi veprimet proceduriale për individualizimin e përgjegjësive.”

Në bazë të të dhënave të deritanishme, Prokuroria e Durrësit “vlerësoi se ndaj ndërtuesit, Enver Shaba, duhej të aplikohej masa e sigurimit “arrest në burg”. Nga ana e gjykatës, pavarësisht se u dha një masë më e zbutur, ajo e “arrestit në shtëpi”, sërish u vlerësua se ndaj personit nën hetim ishte e nevojshme vendosja e një mase shtrënguese, me qëllim që të lehtësohen veprimet e mëtejshme të Prokurorisë.”

Në shkurt u shembën 3 kate. Në datë 17.02.2017, rreth mesditës, në objektin shumëkatësh në pronësi të shtetasit Enver Shaba, që ndodhet në Lagjen Nr. 13, Plazh, tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Kavajës” ishin shembur 3 katet e sipërme të objektit.

Është kryer kqyrja e vendit të ngjarjes të objektit dhe të 3 kateve të shembura dhe është konstatuar se 4 katet e fundit të pallatit (objektit) të mësipërm ishin ndërtuar me kollona betoni dhe se profilet prej hekuri ishin dëmtuar nga shembja e 3 kateve të sipërme. Aty janë gjetur shufra hekuri e materiale ndërtimi, skela metalike, kova, dërrasa kolonash armature dhe katet e sipërme të objektit ishin të mbuluara anash me rrjetë mbulese jeshile, fakt që tregon se ishin kryer punime në objekt. Nga shembja e 3 kateve të sipërme të pallatit shumëkatesh (21 kate) janë dëmtuar edhe katet e mëposhtme, duke krijuar rrezik për banoret.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy