Shtyrja e seancës, Llabani: Beqaj zyrtari më i favorizuar deri tani nga SPAK (VIDEO)

Shtyrja e seancës, Llabani: Beqaj zyrtari më i favorizuar deri tani nga SPAK (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani, shtyrjen për në datën 3 qershor të seancës ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për dosjen e sterilizimit, e komenton me faktin se mbrojtja ka kërkuar kohë në gjykatë për t’u njohur me aktet.

Duke folur për MCN Live, Llabani tha se Ilir Beqaj është njeriu i pandehur i lirë i cili i është përgjigjur çdo kërkese të prokurorëve sa herë që është thirrur.

Duket se prapë kjo nuk i ka mjaftuar as prokurorisë dhe as gjykatës për të arritur në përfundimin që procesi ndaj tij të përfundojë brenda afateve sa më shpejt të jetë e mundur.

Duket kohë e gjatë, nuk dihet pse ka marrë kaq shumë kohë gjykata, janë shumë dosje dhe shumë kohë që është punuar për mbledhjen e materialeve nga Beqaj.

Duket se jemi në fund të procesit dhe më pas do kemi konkluzionet e fundit.

Duket se zoti Beqaj është zyrtari më i favorizuar deri më tani nga SPAK sa i takon çështjeve për korrupsion që janë favorizuar shumë zyrtarë të mazhorancës, fati i zotit Beqaj, mund të ketë një dënim maksimal prej dy vitesh burg.

Beqaj po hetohet dhe për dosjen e fondeve të Bashkimit Europian, në dosjen e sterilizimit ndaj Beqajt nuk ka pasur hetim pasuror.

Procesi i hetimit ndaj tij pati një drejtim ndryshe vetëm pas protestës së gjykatësit paraprak, për mënyrën se si duhet të sillej prokurori për hetimin ndaj dosjes së sterilizimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy