
Është gjetur pas gati 20 ditësh që nga denoncimi i familjarëve për zhdukjen e tij, 85-vjeçari në malin e fshatit Trebisht.
Policia thotë se i moshuari ka qenë i shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa disa ditë më parë.
Në malin e fshatit Trebisht, është gjetur pa shenja jete shtetasi R. S., 85 vjeç, i cili ka qenë i shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa, më datë 20.04.2022.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.



