Aksident në aksin Bilisht-Sinicë/ Furgoni përplaset me motorin, plagosen dy persona

Aksident në aksin Bilisht-Sinicë/ Furgoni përplaset me motorin, plagosen dy persona

Një i mitur dhe vëllai i tij kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në aksin Bilisht-Sinicë, në afërsi të fshatit Miras.

Drupal Ad

 

 

 

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 27.06.2024, rreth orës 17:05, në aksin rrugor "Bilisht-Sinicë", në afërsi të fshatit Miras, automjeti furgon tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin A. B., banues në fshatin Vidohovë, është përplasur me një motomjet pa targë, me drejtues një shtetas të mitur dhe pasagjer vëllain e tij, banues në fshatin Miras, të cilët për pasojë janë dëmtuar dhe u dërguan për mjekim në spital.

Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy