
Një aksident i pesëfishtë është regjistruar sot në Durrës.
Mësohet se një makinë ka përplasur katër makina të tjera. Një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera.
Përveç dëmeve materiale, nuk ka raportime për të lënduar.Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



