Pas sherrit tentoi të vrasë me armë zjarri bashkëfshatarin, pranga 30-vjeçarit në Maliq

Pas sherrit tentoi të vrasë me armë zjarri bashkëfshatarin, pranga 30-vjeçarit në Maliq

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi pas një sherri për shkaqe banale ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në fshatin Pendavinj, Maliq, ku Juxhin Qesaraka, 30 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin B. D., 29 vjeç (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në fshatin Pendavinj, kishte qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të tij, pa i shkaktuar lëndime.

Menjëherë pas marrjes së informacionet shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dvp Korçë dhe Forcat Speciale "Shqiponjat", shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes së shpejtë, bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Nga veprimet e mëtejshme dhe kontrolli i ushtruar në banesën e 30-vjeçarit u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale krëhëra automatiku dhe pushke, pjesë të tjera përbërëse të armëve të zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Vrasja me dashje", e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy