Mësuesi bie nga kati i tretë i pallatit në Fier, mbetet varur jashtë ndërtesës (VIDEO)

Mësuesi bie nga kati i tretë i pallatit në Fier, mbetet varur jashtë ndërtesës (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit, ku një burrë rreth 55 vjeç, me profesion mësues i gjuhës angleze, ka rrezikuar jetën në banesën e tij.

 

Sipas informacioneve paraprake, 55-vjeçari ndodhej në apartamentin e tij së bashku me bashkëshorten, kur për rrethana ende të paqarta ka rënë nga kati i trettë i pallatit, duke mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës. Situata ka qenë tejet e rrezikshme dhe ka zgjatur disa minuta, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur ndërhyrjen dhe shpëtimin e tij. Po ashtu, janë grumbulluar forca të shumta të policisë, të cilat kanë siguruar perimetrin dhe kanë ndjekur procedurat përkatëse.

 

I lënduari është transportuar me urgjencë nga autoambulanca e urgjencës 127 drejt Urgjencës Kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. 

 

Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa forcat e policisë janë paraqitur edhe në ambientet e spitalit për të vijuar veprimet hetimore.

 

55-vjeçari është baba i dy djemve që jetojnë në Tiranë, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim nga autoritetet.

 

Policia njoftoi zyrtarisht se rreth orës 17:50, në lagjen “Apollonia”, Fier, shtetasi A. D., 55 vjeç, dyshohet së është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. 

 

Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. 

 

Grupi hetimor vijon të jetë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy