SPAK pushon hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës

SPAK pushon hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës

SPAK ka pushuar hetimet për ish kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

Hetimet ndaj Allës nisën në janar të këtij viti, menjëherë pas publikimit të një videoje, ku pretendohej se Alla shfaqej duke konsumuar kokainë në banakun e një lokali.

Ndaj ish-kryebashkiakut rëndonin dyshimet për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Ai u thirr me urgjence në SPAK për të dhënë shpjegime rreth videos, ku deklaroi se nuk mbante mend të kishte patur episode të tilla dhe se ai filmim nuk kishte të bënte me të.

Në kuadër të hetimit, kryebashkiaku iu nënshtrua dhe testit të drogës, prej nga rezultoi se ai nuk ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Prokuroria urdhëroi gjithashtu dhe ekspertimin teknik të videos ku pretendohej se shfaqej Alla.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy