Tenton të korruptojë policin, arrestohet shoferi nga Tirana

Tenton të korruptojë policin, arrestohet shoferi nga Tirana

Një person është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se ka tentuar të korruptojë një efektiv policie.

Sipas policisë, ai është Nikolin Qirici, banues në “Kombinat” të Tiranës.

Qirici u arrestua pasi në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit” është ndaluar nga shërbimet e Policisë qe ishin në pikë kontrolli (Policia Rrugore, e Rendit dhe Krimi ekonomik ), në zbatim të planit të masave “Për goditjen e paligjshmërisë”.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap një kartëmonedhë prej 1 mijë lekësh punonjësve të policisë me qëllim shmangien e procedurave ligjore në lidhje me një sasi malli ushqimor të cilin e transportonte pa dokumentacion përkatës, (faturë tatimore).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy