Shkak dëbora dhe ngricat/ Bllokohet tuneli i Krrabës nga Tirana për në Elbasan

Shkak dëbora dhe ngricat/ Bllokohet tuneli i Krrabës nga Tirana për në Elbasan

Bllokohet tuneli i Krrabës, nga Tirana për në Elbasan.

Siç raporton korrespondentja e MCN nga Elbasani, pas orës 20:00 si rezultat i fillimit të rënies me intensitet të dendur  të reshjeve të dëborës e cila ka krijuar një shtresë disa cm në segmentin e rrugës Krrabë e Tiranës-Tyneli i Krrabës-Dopaj i Elbasanit ka vështirësi të qarkullimit të automjeteve.

Drupal Ad

Qarkullimi në këtë aks të rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Tiranën gjatë orëve të fundit është mjaft i madh pasi janë disa qindra e mijëra automjete të familjeve kryeqytetase që vijnë pasi kanë kaluar fundjavën në Juglindje të Shqipërisë .

Qarkullimi i dendur dhe moti i keq i shoqëruar me vështirësi në qarkullim për shkak se trashësia e dëborës shkon 3-5 cm për momentin ka krijuar radhë të gjata.

Policia ka marrë masat për normalizimin e qarkullimit dhe ka kërkuar nga përdoruesit e këtij aksi të tregojnë kujdes në qarkullim.

dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit sepse moti i përkeqësuar dhe reshjet e dendura të dëborës e kanë vështirësuar qarkullimin.

Në afërsi të hyrjes së Tunelit të Krrabës, sipas burimeve jo zyrtare, disa automjete janë të bllokuara në anë të rrugës për shkak të dëborës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy