U kap duke transportuar me fugon mallra të kontrabanduara, arrestohet 36-vjeçari në Lezhë

U kap duke transportuar me fugon mallra të kontrabanduara, arrestohet 36-vjeçari në Lezhë

Një 36-vjeçar me iniciale B.J ka përfunduar në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë, në Mirditë, teksa transportonte me furgon 216 koli me kanaçe me pije dhe 190 kuti me mallra të ndryshme me vlerë 1000 000 lekë.

Mallrat dyshohet se janë kontrabanduar në vendin tonë, pasi ishin të papajisura me faturat tatimore apo me deklaratat e origjinave.

Njoftimi: Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Black Market”, kundër tregtimit të mallrave të kontrabanduara në vendin tonë.

Transportonte me furgon, me qëllim shitjen, mallra të ndryshme për konsum (me vlerë 1000 000 lekë), të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohen 216 koli me kanaçe me pije dhe 190 kuti me mallra të ndryshme, furgoni me të cilin transportoheshin, 800 000 lekë të përfituara nga shitja e këtyre mallrave dhe celulari i të arrestuarit.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas transportonte me furgon, sasi të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Black Market” si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi B. J., 36 vjeç, banues në Kukës.

36-vjeçari u kap në flagrancë, në Mirditë, teksa transportonte me furgon, me qëllim shitjen, 216 koli me kanaçe me pije dhe 190 kuti me mallra të ndryshme, me vlerë 1000 000 lekë. Mallrat dyshohet se janë kontrabanduar në vendin tonë, pasi ishin të papajisura me faturat tatimore apo me deklaratat e origjinave.

Mallrat dhe produktet që transportonte shtetasi B. J. u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me furgonin, celularin e këtij shtetasi dhe me 800 000 lekë që iu gjetën gjatë kontrollit fizik, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy