Zbulohen parcela me kanabis në fshatrat e Krujës/ Procedohen penalisht 6 kryepleq

Zbulohen parcela me kanabis në fshatrat e Krujës/ Procedohen penalisht 6 kryepleq

Një aksion masiv antidroge është zhvilluar nga policia në disa zonë të Krujës teksa janë proceduar gjithsëj 6 kryepleq të fshatrave ku u gjet kanabis.

Përvec angazhimit të 100 efektiveve, janë përdorur edhe dy dronë për të kontrolluar territorin kryesisht malor.

Gjatë krehjes së zonave janë konstatuar disa ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në fshatrat Shkretë, Bruz Mal, Bruz Zall, Kroi i Madh, Rranxë dhe Cudhi Zall.

Për këtë arsye u  proceduan penalisht shtetasit O. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Cudhi, A. P., 64 vjeç, S. S., 69 vjeç, M. H., 54 vjeç, S. V., 70 vjeç, A. B., 51 vjeç dhe Xh. Xh., 51 vjeç, me detyrë kryepleq të fshatrave ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike cannabis sativa.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy