Shisnin kokainë në zonën e Kamzës, tre persona bien në prangat e policisë

Shisnin kokainë në zonën e Kamzës, tre persona bien në prangat e policisë

Një operacion për goditjen e narkotikëve është zhvilluar në Tiranë, ku janë prangosur 3 persona. Gjatë operacionit “Triple Play” u sekuestruan dy pako me kokainë, tre aparate celularë dhe një automjet.

“Shtetasi L. B., së bashku me nipin e tij, shtetasin R. B., pasi siguronin lëndën narkotike kokainë të pastër në sasi të mëdha, në bashkëpunim dhe me shtetasin M. L., e përpunonin duke e përzier dhe e ndanin atë në doza, të cilat më pas i shisnin në zonën e Kamzës kundrejt vlerës 50 euro një dozë kokainë”, thuhet në njoftim.

 

NJOFTIM

Finalizohet operacioni policor i koduar "Triple Play", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.  

Sekuestrohen dy pako me kokainë, tre aparate celulare dhe një automjet.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zonën e Kamzës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Triple Play", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 - L. B., 47 vjeç, R. B., 30 vjeç, të dy banues në Kamzë, dhe M. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Bathore.

Shtetasi L. B., së bashku me nipin e tij, shtetasin R. B., pasi siguronin lëndën narkotike kokainë të pastër në sasi të mëdha, në bashkëpunim dhe me shtetasin M. L., e përpunonin duke e përzier dhe e ndanin atë në doza, të cilat më pas i shisnin në zonën e Kamzës kundrejt vlerës 50 euro një dozë kokainë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit R. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy pako me sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë (me peshë 213 gramë).

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy