
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në kryeqytet ku një i mitur ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, ku është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez.
I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.



